Ditëlindja e London po afron…Mami Sara na lajmëron për atë që do të ndodhë

Dhjetori do të mbetet përjetë muaji më i bukur për çiftin Sara Hoxha dhe Ledion Liço, kjo sepse pikërisht në muajin e bukur të festave ata sollen në jetë të voglin e tyrë London Noor.

Në vigjilje të ditëlindjes së tij të parë, flokëkuqin London duket e pret një muaj i mrekullueshëm duke qene se më 13 Dhjetor ai mbush plot 1 vjeç dhe me siguri mami Sara dhe babi Ledioni kanë menduar një festë siç i ka hije fytyrës së ëmbël të të përkëdhelurit të familjes.

Teksa ka postuar një foto, më të voglin e saj në qytetin e bukur të Parisit, këtë mëngjes mami Sara na lajmëron të bëhemi gati për të parë shumë foto nënë e bir këtë Dhjetor. Nuk e dimë nëse do të jetë pikërisht ky qytet që prindërit e London kanë zgjedhur për të festuar ditëlindjen e parë të birit, por ne jemi gjithë sy e veshë për të parë dhe për t’u bërë pjesë e festimeve të ditëlindjes së London Noor…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *