Jo vetëm seksi, por edhe inteligjente, Margot ia u mbyll gojën gazetarëve!

Margot Robbie ka ndërmarrë hapin e parë si producente për filmin biopik “I, Tonya”, projekt në të cilin luan edhe rolin e protagonistes. Filmi trajton jetën dhe karrierën e patinatores Tonya Harding dhe është një komedi e errët. Që tani, po përflitet për një nominim në kategoritë e Oscar, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Margot mbajti një konferencë për shtyp lidhur me këtë projekt, ndërsa gazetarët janë fokusuar diku gjetkë. Ata e kanë pyetur aktoren se si ndihet për martesën, por aktorja i ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj. “Martesa nuk ka qenë kurrë arritje për mua. Të prodhuarit një film po që është arritje, dhe për këtë jemi mbledhur sot këtu”, ka thënë ajo, dhe salla ka rënë në qetësi të plotë.

Robbie ka sqaruar edhe më pas që një situatë e atillë është e patolerushme dhe se pyetjet duhet të përqendrohen sipas temës. Edhe pse e martuar lumturisht, duket qartazi që Margot nuk është në humor për të folur më tej lidhur me jetën personale.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *