KreuCelebrity

Jonida sjell një tjetër anë të jetës së saj, këtë herë rrëfyer plot humor!

E kemi parë nën petkun e firmave të shtrenjta, ashtu sikurse nuk kanë munguar kombinimet dhe tendencat më të fundit të sjella nga vetë ajo. Së fundmi, Jonida është parë duke reklamuar jo pak produkte në profilin e saj në Instagram, ndërsa këtë herë duket se ka vendosur që këtë ta bëjë në një mënyrë mjaft origjinale. Ka mjaftuar një maskë fytyre, që këngëtarja të bëjë qendër të vëmendjes prindërit e saj.


Me të ëmën në krahë, të dyja sëbashku kanë provuar këtë trajtim, por duket se mamaja e Maliqit nuk ka qenë fort e kënaqur me proçesin në tërësi. “Marr dhe unë mendtë e tua, na bëre si zombie”, ka thënë ajo, ndërsa Jonida e ka kaluar situatën plot humor. Më pas, këngëtarja ka tentuar të tregojë rezultatet e punës së produktit, dhe ka qenë po e ëma që është ankuar për vështirësinë e të hequrit të maskës nga lëkura, e shumëçka tjetër.


Mes të qeshurash, Jonida ka shkuar tek i ati, i cili duket më i qetë, por të gjitha këto situata Maliqi i ka kaluar me të qeshura. Duket se prindërit në tërësi nuk janë zgjedhja më ideale për reklamimin e produkteve, edhe pse ky rast shërbeu që këngëtarja të na tregonte edhe pak më shumë nga jeta e saj, natyrisht, duke zgjedhur rrugën e humorit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF