Motër xheloze apo jo? Ja si po e pret Ella shtatzëninë e Eminës!

Edhe pse nuk është e sigurt, ndodh shpesh që fëmijët e parë të xhelozojnë për motrën ose vëllain që pritet të vijë së shpejti. Madje, ka nga ata që reagojnë aq keq, saqë duket sikur nuk do ta duan kurrë tjetrin. Me kalimin e viteve gjithçka ndryshon tërësisht, por çastet e para shpesh shkaktojnë edhe situata për të qeshur nga xhelozitë tipike fëminore.

Emina Cunmulaj deklaroi pak ditë më parë se ishte në një tjetër pritje të ëmbël. Krahë të shoqit dhe vajzës në krahë, modelja shkruajti: “Familja jonë po rritet”. Nga ana tjetër, Ella mbante veshur një bluzë të bardhë me shkrim rozë përsipër: “Jam kaq e lezetshme. Mami dhe babi e bënë përsëri”. E nëse kjo ju duket një zgjedhje origjinale, nuk keni parë ende postimet e fundit të Cunmulaj.


Këtë herë, Ella mbante shkrimin: “Motër e madhe së shpejti”, ndërsa duket mjaft e qeshur dhe entuziaste në secilën prej fotove. Madje, në një nga videot e shpërndara nga Emina, vogëlushja u pa duke i puthur barkun të ëmës. Me pak fjalë, gjithçka duket se po shkon më së miri!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *