KreuCelebrity

Jolie zbulon detaje të reja mbi ndarjen me Pitt në intervistën e re!

Ndarja e tyre e bujshme la jo pak vend për komente, ndërsa të gjithë kthyen sytë nga reagimet zyrtare të aktorëve. Prononcime të ndryshme erdhën nga Jolie dhe Pitt, edhe pse më shumë lexuam informacione nga ‘burime pranë çiftit’. Këtë herë, aktorja ka dhënë një tjetër deklaratë lidhur me divorcin nga ish-bashkëshorti.

Jolie ka thënë që gjatë filmimit të “By The Sea” kishte po aq tension sa në marrëdhënien në jetën reale. Ajo e ka cilësuar projektin e realizuar sëbashku si një benefit për martesën e tyre, duke qenë se nëpërmjet tij kishin kuptuar realisht se ku qendronin problemet. Dhe kjo, falë komunikimit të arritur gjatë xhirimeve.

“Ne na ka takuar puna. Doja të bënim diçka serioze bashkë. Isha e sigurt që ky projekt do të na krijonte mundësinë e komunikimit”, është shprehur Jolie. Ajo ka thënë se edhe vetë shtysa për të shkruar një skenar të atillë, bazuar në problemet në çift, ndoshta vinte nga boshllëqet e krijuara në jetën Jolie-Pitt. Mesa duket, hendeqet mes tyre janë thelluar po aq sa në historinë e “Mr. & Mrs. Smith”….

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF