KreuCelebrity

Një urim nga Marina, për motrën, e nuk po flasim për Luanën!

Në familjen e tyre ka vetëm motra, edhe pse dashuria përqendrohet në një person të vetëm, tek mamaja e familjes Vjollca. Edhe pse vetëm Luana dhe Marina janë të njohura për publikun e gjerë, vajzat e ekranit nuk i kanë lënë në hije motrat e tjera. Me ndonjë postim në rrjetet sociale apo në përmendjet gjatë intervistave, ato u panë bashkë në ditën e dasmës së Marinës. Në një foto të vetme, dalloje motrat Vjollca si dhe mbesat e tyre.

https://www.instagram.com/p/BZHOxwAFDHS/?hl=en&taken-by=marina_vjollca

Këtë herë, Marina ka patur një urim special për të madhen e familjes, e fjalët e bukura nuk kanë munguar. “Jeta ime gëzuar ditëlindjen! Për njeriun më të mirë, gjithë të mirat e kësaj bote uroj. Motra e madhe, dashuria ime”, ka shkruar Marina, por prapa nuk mund të mbetej as Luana. Edhe moderatorja e “Shiko Kush Luan” është kujdesur të ndajë një dedikim në Instagram, duke u shprehur disi më ndryshe nga Marina.

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Fuqia, mirësia dhe dashuria jote është vërtetë një inspirim për të gjitha ne. E bekuar që kam një motër model si ty! Të dua”, ka qenë ky dedikimi i Luanës, ndërsa duket qartazi që motra e madhe e familjes ka luajtur një rol të veçantë në jetën e secilës prej vajzave. E jo më kot thonë që dashuria për motrat nuk ka të krahasuar…

https://www.instagram.com/p/BcTH7rJHNRW/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF