KreuStil Jetese

Si të krijoni një kënd të rehatshëm leximi?

Dritë e përsosur, një vend i rehatshëm dhe, sigurisht, shumë libra: Ja se si të organizoni një cep të përsosur për t’u çlodhur gjatë leximit

Me ritmin e shpeshtë të çdo dite, një pushim i dedikuar herë pas here vetëm për t’u çlodhur dhe lexuar është më shumë se i merituar, dhe në këtë sezon nuk ka asgjë më të mirë se të përkëdheleni në ngrohtësinë e shtëpisë me të vetmen shoqëri, atë të një libri të mirë.

Ngritja e një qosheje dedikuar rehatisë bëhet jo vetëm një kënaqësi, por thuajse një domosdoshmëri.

Si gjithmonë, vlerësoni hapësirat duke shtuar një pak shije të mirë dhe kreativitet do t’ju ndihmojnë në sipërmarrjen tuaj, duke kujtuar se këndi i përsosur i leximit ka nevojë për tri gjëra themelore: një kolltuk të rehatshëm, dritë të përsosur dhe natyrisht shumë libra.

Pra, nisni nga këto elementë dhe argëtohuni në ngjyrat që doni, duke i kombinuar ato me pajisje të tjera mobilimi dhe gjithçka që ju nevojitet për t’u çlodhur dhe për të qenë të rehatshëm.

Këndi juaj i vogël i leximit është gati të përdoret! Dhe po kërkoni ide origjinale se si ta organizoni atë, këtu janë disa këshilla praktike që duhet të mbani në mend. Lexim të mbarë … në çdo kuptim!

Një mjedis mikpritës

1.theurbnite.com

Çdo gjë duhet të orientohet në rehati dhe relaks: karrige të rehatshme, dritë të ngrohtë, pajisje të duhura që ju ftojnë për ta marrë pushim: nuk ka mënyrë më të mirë për t’u larguar nga valët e përditshme sesa një libër i mirë apo një revistë për t’u lexuar në heshtja pranë këndit tuaj perfekt.

Kolltuk i përsosur

2.Glitter Guide

Harrojeni karriget dhe divanët: vendi ideal për këndin tuaj të leximit është kolltuku. Klasike ose të shezlong, gjëja më e rëndësishme është që të jetë i rehatshëm, i butë dhe i pajisur me krahë. Zgjedhja e stilit dhe e ngjyrave është e juaja.

Dritë natyrale, dritë artificiale

3.design-milk.com

Ndriçimi i duhur është themelor, më i mirë nëse është natyral, vendosja e kolltukut pranë dritareve ose ballkoneve për të përfituar nga drita e ditës. Përveç kësaj, alternative është vendosja e një abazhuri: zgjidhje të përsosura ato me krah të rregullueshëm, për të përhapur intensitetin e ndriçimit sipas nevojave tuaja.

Vlerësoni hapësirat

4.Fashion Landscape – Fashion Blogger + Interior

A keni një qoshe pranë një dritareje ose një hapësire boshe për të mobiluar? Organizoni një kënd të ndryshëm leximi, por me efektiv arredues me një divan dhe një seri jastëkësh të rehatshëm.

Të përkundeni me fjalë

6.sfgirlbybay – victoria smith

Dhe ndërkohë e lejoni veten të nanuriseni nga një poezi e ëmbël ose nga një roman përthithës, pse të mos lëkundeni mbi një shtrat të varur në dhomën e ndenjes?

Libra protagonistë

7.depadesoltera.com

Rafte, sirtarë ose bibliotekë, vendosni ju, por cili kënd leximi do të ishte pa librat? Për një prekje të ngjyrave, mos harroni të luani me paraqitjen e kopertinave.

Për secilën mbështetës këmbe

8.dailydreamdecor.com

Ndihmon për t’u çlodhur duke favorizuar një qarkullim të shkëlqyer të gjakut për këmbët edhe kur jeni ulur. Mbështetësja është padyshim një nga pajisjet që plotësojnë një qoshe të përsosur leximi.

Prekja shtesë

9.designmeetstyle.com

Çfarë ju mungon? Sigurisht një tryezë për të vendosur librat dhe për të marrë një pushim duke pirë pijen tuaj të preferuar. Së fundi, mendoni për skicën: nëse është një prekje e ngjyrës, ndonjë foto, ose poster ose objekte për të furnizuar raftet dhe sirtaret, edhe syri dëshiron pjesën e tij.

Fjalëkalimi: Rehati

dorm-to-apartment-furniture-02

Ne ngulmojmë të jemi të rehatshëm: jastekë sipas dëshirës që bëjnë çdo gjë rreth jush më të butë dhe më me ngjyra

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF