KreuCelebrity

35 vjetori i Gëzim Nikës/Dollarët mblidhen me fshesë e futen në thes

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gëzim Nika ka festuar 35 vjetorin e daljes së tij në skenë me një koncert të mbajtur në datë 1 Dhjetor në Nju Jork.

Por tradita shqiptare nuk ka munguar as në skenën e Nju Jorkut. Mijëra dollarë janë hedhur në skenë si një shenjë vlerësimi për këngëtarin, të cilat në fund mblidhen me fshesë dhe futen në një thes të zi.

Përmes një videoje të postuar nga një prej të pranishmëve, pas përfundimit të festës janë angazhuar disa persona, ku njëri i fshin më fshesë, një tjetër i mbledh me dorë për t’i futur ato në thes.  “Kështu mblidhen lekët në Amerikë, nuk kanë faj njerëzit që thonë të ikim në Amerikë”,-thotë një nga djemtë, që mbledh dollarët.

Nika prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, por në karrierën e tij ai mban dhe shumë çmime të tjera. Mes familjarëve, miqve që ishin të pranishëm dhe e uruan në këtë 35 vjetor, nuk munguan dhe vlerësimet dhe nga politikanët amerikanë, si Mark Gjonaj, apo David Tubiolo.

Artisti Nika është një ndër këngëtarët më të dashur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në mbarë botën, i cili dallohet për zërin e tij të veçantë dhe tekstet e këngëve patriotike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF