A e dini që ky kuzhinier shqiptar ka gatuar për Mbretëreshën e Anglisë?!

Tema e mbrëmjes së djeshme në ‘Opinion’ është lidhur vetëm me kulinarinë, veçanërisht kuzhinën tradicionale vendase. Përpos qerndrimeve të secilit prej të ftuarve, mësuam se një kuzhinier shqiptar në veçanti ka patur shancin të gatuajë për Mbretëreshën e Anglisë. Kjo, falë studimeve të kryera në Londër dhe rezultateve që kanë çuar në arritjen e këtij qëllimi.

Bëhet fjalë për Ismet Shehun, i cili ka ndarë me publikun edhe disa nga recetat e tij më pikante, për të rrëfyer më pas këtë eksperiencë që deri më tani ishte disi e panjohur për audiencën, dhe jo vetëm. Në vitet 2009-2010, Shehu është zgjedhur student më i mirë në Weston University në Londër, duke i hapur kështu dyert për të gatuar për kreun e Britanisë. Shefi i kuzhinës e konsideron këtë si një prej eksperiencave më të mira, ashtu sikurse nuk ka lënë pa zbuluar se çfarë ka përmbajtur menuja e asaj dite për Mbretëreshën Elisabeth.

 

Shehu ka thënë se ka gatuar vetëm me peshk: “Gatimi i gjithë me peshk”.  Duket se kjo do të thotë jo pak për shefin e kuzhinës, i cili disponon edhe një restorant në periferi të kryeqytetit.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.