Albert Dumani: “Babai më la 5 vjeç, e mbaj mend në spital!”

E kemi parë gjithmonë si të ftuarin kryesor në emisione të ndryshme, ashtu sikurse kemi lexuar emrin e tij me dhjetëra herë në titujt përmbyllës të formateve televizive. Sot, duke zbatuar postin e Drejtorit të Programacionit në televizionin Klan, Albert Dumani ka rrëfyer një anë të pazbuluar të jetës së tij, në emisionin e pasdites të Rudinës. Mes një fëmijërie aspak të lehtë, nuk ka qenë e thjeshtë për Albertin të tregojë për publikun këtë temë të paprekur më parë nga vetë ai.

Edhe pse në moshën 5-vjeçare, Dumani është përballur me një nga ato sfida të cilat do të donte t’i shmangte çdokush. Pas një sëmundje të rëndë, babai i Albertit ka ndërruar jetë, duke lënë të vetëm Dumanin dhe nënën e tij. Sakrificat e tyre kanë qenë nga më të shumtat, dhe Berti kujton pikërisht ditët kur flinte në një shtrat me të ëmën në spitalin e kryeqytetit, pas shumë orvatjesh për të zbuluar diagnozën e vërtetë të të atit.

Dyshuar për sëmundje në stomak, në fakt diagnostifikimi i përkiste një drejtimi krejt tjetër, pasi babai i Albertit u nda për pak kohë nga jeta si pasojë e kancerit në pankreas. Ishte pikërisht ky momenti kur e ëma do të sakrifikonte çdo gjë për të birin, dhe Berti e pranon se mamaja e tij ka vuajtur shumë. “Kaloi shumë vështirësi, më rriti me sakrifica, ndejti 10 vjet veshur me të zeza siç ishin atëherë kohët…”, ka rrëfyer Dumani, duke zbuluar se ende jeton në një shtëpi me të ëmën.

“Ka vetëm një dëshirë, që të shtohet familja. Unë duhet të gjej njeriun e duhur, sepse ajo është shumë e mirë dhe duhet të zgjedh dikë që t’i ‘bashkohen fijet'”, ka thënë Berti, por e ëma ka patur një mesazh për të. Dumani ka shpërthyer në lot, ndërsa mamaja i ka lënë të njejtën porosi: “Tani të më sjellësh në shtëpi një nuse, dhe të bekoheni me një fëmijë, sa t’ju dojë zemra juve.” Berti e ka kaluar këtë pjesë me të qeshur, ndërsa ka emocionuar jo pak me rrëfimin pa dorashka këtë pasdite…





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.