KreuCelebrity

Alketa për të bijën: “Nikin e desha kështu siç është…”

Nuk e shohim Alketën të postojë shpesh për fëmijët e saj, e kjo pasi e ruan më së miri privatësinë. Por, e sotmja e ka gjetur Instagramin e Vejsiut me një postim të veçantë, dedikuar vetëm vajzës së familje. Nicole feston ditën e emrit, dhe Alketa është kujdesur t’i kushtojë një urim si duhet.

“Kaq shumë e desha kështu siç është…Zoti na ka shpërblyer”, e ka nisur kështu shkrimin moderatorja, duke mos harruar komplimentat për Nikin. “Është e bukur Niki se ka zemrën she mendjen e bukur! Edhe sytë, edhe buzëqeshjen; është zemra jonë”, ka vijuar edhe më tej Alketa, ashtu sikurse ka bërë të ditur se sot është dita e Shën Nikol: “Për të gjithë Nicol-at dhe Nicolas-ët tuaja, sa më shumë dashuri dhe dhurata.”

https://www.instagram.com/p/BcXMS0TgvH0/

Në këtë prag festash, Alketa ka bërë edhe një urim të ngrohtë: “Engjëjt të këndojnë për fëmijët tuaj dhe Zotin ta kenë mbi çatinë e shtëpisë gjithmonë!” E me kaq dashuri sa shfaq Vejsiu për fëmijët, jo më kot emisioni më i ri që pritet të fillojë në Klan i është besuar pikërisht asaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF