“E mbajta 9 muaj në bark dhe në fund i paska ngjarë babit!” Fëmijët VIP kopje të baballarëve…

Ardhja në jetë e një fëmije është momenti më i bukur në marrëdhënien mes çiftit. Që në ditët e para duket se për partnerët shpallet ‘lufta e ftohtë’, e kjo vetëm falë pyetjes e komenteve lidhur me diçka të vetme: i ngjan mamit apo babit? E nëse meshkujt duken më indiferentë në këtë drejtim, janë femrat ato të cilat shpesh i zë inati kur të vegjlit i ngjajnë të atit. Dhe raste të tilla, nuk kemi parë pak.

Kur themi se vajzat ngjajnë nga baballarët, ndërsa djemtë nga nënat, këtë shprehje e përdorim më së shumti kur na leverdis. Kjo, sepse mund të ndodhë dhe krejt e kundërta, për të vërtetuar se gjinia nuk ka të bëjë aspak në këtë mes. Një shembull konkret janë dhe VIP-at shqiptarë, të cilët nuk kanë lënë pa postuar foto të fëmijëve të tyre. Duke qenë se njohim dhe familjet e secilit në tërësi, për publikun është dhe më e lehtë të gjykojë nëse të vegjlit i ngjajnë mamit apo babit VIP.

ARDIT GJEBREA

Anna nuk i ka lënë tipar pa marrë të atit. E sikur të mos mjaftonte shikimi, buzëqeshja është ajo çka vërteton më së miri që babë e bijë janë si dy pika uji.

INGRIT GJONI

Rasti i parë, por jo i vetëm ndër personazhet, që të bën të kuptosh se jo gjithmonë djemtë ju ngjajnë nënave. Ja, Paridi është shembull në këtë drejtim!

INIS GJONI

Mesa duket është ‘fati i motrave’, sepse pavarësisht flokëve bjondë dhe me onde, Coco Antonel nuk i ngjan aspak Inisit…ose të paktën deri më tani.

ÇILJETA XHILAGA

Edhe Çiljeta ka qenë pa fat në këtë drejtim, edhe pse marrëdhënia mes saj dhe Fernandos është tipike prej shok e shoqe të ngushtë!

LORI BALA

Eh, këtu nuk kemi çfarë themi. Ndër rastet e vështira që vajza të mos i ngjajë domosdoshmërisht të atin. Por, gjithçka mund të ndryshojë me kalimin e viteve….

LEDION LIÇO

Sara mund të publikojë pak më shumë foto se i shoqi, por London Noor është një Ledion në miniaturë. Kokëkuq dhe vetullzbehtë, London është version ‘copy-paste’ i të atit!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.