Familja Hadid, së shpejti me një ‘reality show’ tërësisht të vetin!

Familja Hadid tashmë ka marrë edhe më shumë famë, falë karrierës së suksesshme të tre fëmijëve të Yolanda-s. Bella, Gigi dhe Anwar janë duke korrur suksese të një pas njëshme në fushën e modelingut, ndërsa mamaja e tyre ka vendosur të hedhë një hap më tutje me një projekt tërësisht të ri. Yolanda po merret me realizimin e një ‘reality show’ tërësisht të vetin, ku do të shohim jo pak surpriza.

‘Making a Model with Yolanda Hadid’ është shfaqja që do të mbahet nga mamaja e supermodeleve. Ideja konsiston në të treguarit rrugën e duhur nënave dhe vajzave të tyre modele, se si të punojnë sëbashku për të krijuar një firmë të njohur me përmasa globale. “Me kaq shumë ndjekës dhe aktivitet në mediat sociale, vajzat sot mund të bëhen përfaqësueset e modelingut në të nesërmen e afërt”, është shprehur Hadid në trajlerin paraprak të kësaj shfaqje. E gjithë puna do të bazohet në rregulla të forta, ku vajzat konkurrentet do të mbahen në një shtëpi të vetme, të gjitha sëbashku.

Gjatë trajnimit, do të krijohet mundësia për pjesëmarrje në sete të ndryshme fotografike, sfilata e shumeçka tjetër, ashtu sikurse zbulohet se në një nga tetë episode do të shfaqet edhe Tommy Hilfiger. Natyrisht, edhe Gigi dhe Bella Hadid do të jenë pjesë e këtij projekti, edhe pse nuk dihet ende sa do të kontribojnë në këtë shfaqje. Jo keq për familjen!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.