Ja Kisha ku Princi Harry dhe Meghan Markle do të thonë “Po”

Kensington Palace ka shpallur vendin e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle dhe me të vërtetë do të jetë  … Mbretërore!

Pas njoftimit zyrtar të fejesës së princit Harry dhe Meghan Markle (i pasuar nga një unazë e mahnitshme), Kensington Palace zbuloi detajet e para për martesën përmes një deklarate zyrtare.

Sipas njoftimit për shtyp, në fakt, Harry dhe Meghan do të martohen në maj të 2018-ës, shpenzimet e dasmës do të jenë nga Familja Mbretërore dhe do të festohet në St. George’s Chapel,  në kështjellën Windsor. Është një vend shumë i rëndësishëm, por pak më intim se Katedralja e Westminsterit, ku u martuan Princi William dhe Kate Middleton.

Struktura origjinale e kësaj kishe të bukur daton në shekullin e 13-të, por në kohë struktura që njohim sot, është ndërtuar më vonë, në shekullin e 15-të, nën mbretërimin e Edëard IV, i cili u varros më pas pikërisht në St. George Chapel.

Por ajo që e bën këtë vend me të vërtetë të veçantë është vlera simbolike dhe mbi të gjitha emocionale për Princin Harry, sepse që fëmijë ai u pagëzua në St. George Chapel.

Për momentin nuk ka detaje të mëtejshme mbi martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle, por ajo që është e sigurt është se bëhet fjalë për  një vend shumë piktoresk dhe që do të jetë edhe më shumë i zbukuruar për ceremoninë e martesës!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.