Rrëfime të sinqerta djemsh, ja dhuratat më zhgënjyese që kanë blerë për të dashurat!

Le ta pranojmë: është e vështirë të surprizosh një vajzë. E në këtë pikë, shumica e djemve nuk janë edhe kaq të suksesshëm. Është kjo një ndër arsyet pse shpesh femrat kërkojnë romantiken tek një lidhje, por kjo nuk do të thotë që nëse nuk arrihet, lidhja është e dështuar. Thjesht, është ndër ato gjëra që i kërkojmë ekstra, duke mos patur ndonjë qëllim në veçanti.

Megjithatë, krijohen shpesh situata komike lidhur me dhuratat që djemtë iu dërgojnë vajzave, e kjo vetëm se jo gjithmonë arrijnë të gjejnë preferencat e duhura. E si për të mos mjaftuar kjo, ndodh edhe që dhuratat të jenë kaq fëminore, sa të shkatërrojnë çdo moment romantik. Disa nga djemtë janë treguar aq të sinqertë, sa të rrëfejnë eksperiencat më të këqija në këtë drejtim:

  1. “I bleva disa DVD. Për mua ishin shumë interesante. Por, që pas asaj dite lidhja nuk shkoi si duhet.”
  2. “Mendova se një Scooby Doo i mbushur me dhurata do të ishte ideali, sepse është edhe personazhi im i preferuar…”
  3. “Shkova të bleja parfum dhe dëgjova këshillën e shitëses lidhur me aromën. Ndodhi që e dashura e krahasoi me ‘parfumin e gjyshes’.”
  4. “Isha i lumtur që më në fund gjeta dhuratën e duhur. Ajo hapi kutinë dhe u pre në fytyrë. I kisha dhuruar një palë vathë që i kishte prej vitesh…”
  5. “I dhurova një kartë blerje me një shumë të konsiderueshme. Më kishte ndodhur një ngatërresë me llogarinë bankare dhe ajo nuk kishte mundur të blinte asgjë. Me pak fjalë, nuk mori dhuratë për një vit!”




No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.