Shoqëritë e para bujqësore, të ndërtuara mbi krahët e grave

Punëtorët parahistorikë kishin kocka më të forta se ato të kampionëve modernë të kanotazhit: Ata ishin të specializuar në punën manuale.

Gratë e forta kanë qenë gjithmonë. Edhe në kocka, dhe muskul, një karakteristikë  kjo e fundit – që është humbur pjesërisht në rrjedhën e historisë. Analiza e eshtrave të fshatareve parahistorike, që i përkasin shoqërive të para bujqësore, zbulojnë se gjymtyrët e sipërme të këtyre punëtoreve ishin më të forta dhe të mësuar me lodhjen si ajo e atletëve modernë, duke përfshirë edhe kampionët e kanotazhit.

Studimet mbi kalimin midis popullatave të gjahtarëve mbledhës dhe komuniteteve bujqësore rrallë fokusohen në elementin femëror. Është e njohur, për shembull, se kockat mashkullore u bënë më pak të harkuara dhe më fleksibile kur gjuetia u zbeh. Ato femëroret nuk ndryshuan shumë: një fakt që bëri që disa të besonin se të duronin lodhjen ishin më shumë se burrat.

Trajnim mbi lodhjen. Shiheshin në kockat e gabuara, antropologët e Universitetit të Kembrixhit në Angli kanë ekzaminuar me sistemet e skanimit lazer 3D 89 kocka të këmbës dhe dhe 78kocka të parakrahut të grave në periudhën e Neolitit (5300-4600 pes), të Epokës së Bronxit (3200-1450 pes) të Epokës së Hekurit (850 p.e.s. – 100 pas erës sonë) dhe të Mesjetës (800-850 pas Krishtit) në Europën Qendrore.

Ata kanë krahasuar kockat e këmbëve dhe të krahëve të studentëve kampionë në atletikë, futboll dhe kanotazh, dhe kuptuan se nëse kockat e këmbëve nuk kishin ndryshuar shumë, kockat e krahëve të grave prehistorike ishin 5-10 % më të forta se ato të atletëve modernë.

Makina e prodhimit. Kjo sugjeron një specializim në punën e krahut të diferencuar (transportin e peshave, punën e tokës, bluarjen e drithërave) krahasuar me burrat, të cilët alternonin jetën në fusha dhe gjueti (ose aktivitete të tjera në të cilat ata llogarisnin më shumë këmbët). Zbulimi gjithashtu mund të shpjegojë origjinën e osteoporozës moderne: tek krijesat evolucionalisht të gatshme për të mbështetur punët e rëndësishme fizike, stili i jetesës i ulët ka pasur efekte të dëmshme.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.