KreuArt

Shuhet rockstari i shquar francez Johnny Hallyday

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, rrokstari i njohur francez Johnny Hallyday, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi për humbjen e tij u dha nga bashkëshortja e tij Leticia, përmes një deklarate ku shprehej: “Johnny Hallyday na ka lënë. Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar ende, por është e vërtetë. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij me guxim dhe dinjitet,” u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.

Gjatë karrierës së tij, që nisi nga viti 1960, Johnny Hallyday shiti rreth 100 milione disqe dhe interpretoi në disa filma.

Artisti ishte nderuar me urdhrin “Kalorësi i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez Zhak Shirak ne vitin 1997.

Kitaristi i njohur amerikan Leni Krawitz dhe këngëtarja me famë boterore Celine Dion, në rrjetet sociale, kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një kolegu artisti me vlera të medha si Johnny Hallyday.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF