KreuCelebrity

Alban Skënderaj publikon projektin e ri “Hapësira e një Endrre”

Këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar së fundi projektin e radhës, më të rëndësishmin e karrierës së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari thekson se ky projekt është një nga arritjet e  rëndësishme të karrierës së 15 vjeçare, ku do të miksohet muzika klasike dhe ajo moderne.

“Hapësira e një Endrre” është projekti që vjen dhe tejkalon tashmë përmasat e një koncerti klasik. “Hapësirë e një endrre” që ende zgjerohet drejt pafundësisë nisi egzaktësisht para 15 vitesh me realizimin e këngës time të parë në studio me po të njëjtin titull. Ëndrra ende vazhdon, por pjesë e kësaj ëndrre keni qenë e jeni dhe ju që me dashurinë tuaj i keni dhënë jetë e krahë të fluturojë.” Shkruan Albani.

Sipas tij më shumë se Koncert, do të jetë një eksperiencë, një hapësirë për gjetur vetëveten e për të shkëmbyer vetëm energji pozitive me njëri – tjetrin.

“Orkestra Simfonike e RTSH me një Band profesionistësh do të ndërthuren ne një koncept modern dhe klasik e do të trasformojnë gjithçka në një miks të magjishëm notash dhe emocionesh. Rreth 2 orë muzikë, të gjithë kënget e mia më të njohura, nga me vjetrat të më të rejat në orkestrime me peshë e një dimension të ri”- thotë Albani.

Ai tregon se do të ketë disa të ftuar specialë dhe shumë surpriza që publiku dhe skena të krijojnë një urë lidhëse si asnjëherë tjetër.

“Biletat shumë shpejt do gjenden lehtësisht online dhe jo vetem për kedo. Shpejt do te kete informacione me të detajuara mbi gjithçka. Faleminderit”,- shkruan Albani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF