Arti i picave napoletane në UNESCO

Arti i përgatitjes së picave napoleatane shpallet pasuri kulturore botërore e UNESKO-s. Konfirmimi vjen nga autoritetet e Romës. Zyrtarët, theksojnë se biznesi i picerisë gjeneron një shumë të ardhurash prej 12 miliardë eurosh në Itali. Të punësuarit në këtë sektor janë 100 mijë me kohtë të plotë dhe 50 mijë me kohët të pjeshme në fundjave. Çdo ditë vetëm në Itali, sipas zyrtarëve italianë përgatiten rreth 5 milionë pica nga 63 mijë piceri, lokale dhe transporti në shtëpi.

Gjatë gjithë vitit konsumohen për përgatitjen e picave rreth 200 milione kile miell, 225 milionë kile mocarela, 30 milione litra vaj ulliri dhe 260 milion salcë domate. Unesko, deklaroi se i gjithë procesi i prodhimit të picës, brumi, veprimet, këngët përbëjnë një pasuri kulturore.

Picajoli dhe mysafiri janë pjesë e një riti social gjatë përgatitjes së picës. Kjo sjell një atmosferë miqësore dhe shkëmbime kulturore të dyanëshme. Në Napoli lagjet e varfëra e kanë të rrënjosur thellë traditën kulinare në jetën e tyre të përditëshme. Organizata e OKB-së në këtë mënyrë ka shpërblyer punën e gjatë të autoriteteve Italiane që nga viti 2009 për përgatitjen e dosjeve për kandidaturën, së bashku me mbështetjen e shoqatës së picajoleve të komunës së Kampanias.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.