Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë 

Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë e saj kundrejt 11,7 milionë dollarë. Duket se ajo nuk e ka pëlqyer shtëpinë e saj të re në Los Angelos, të cilën ia bleu dy vjet më parë kolegut të saj, Tom Cruise kundrejt 14.2 milionë dollarësh.

Shtëpia ka pesë dhoma dhe një shtëpi tjetër për miqtë. Gjithë arkitektura i përket stilit evropian, nga kuzhina e shkëlqyer italiane deri tek dhoma e ndenjies me një oxhak të madh.

Ndërkaq, shtëpia e miqve ka katër dhoma dhe katër banjo. Shtëpia ka një pishinë me pamje magjike, pa harruar kopshtet e mëdha që shtrihen për gjatë gjithë pronës së Longoria.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.