Julianne Moore mes politikës e familjes, si kurrë më parë

Flokë natyralë të kuq dhe shumë vendosmëri. Julianne Moore nuk është vetëm aktorja fituese e Oskarit, por mbi të gjitha një model i gruas për t’u frymëzuar

Julianne Moore, 57 vjeç, e kuqe natyrale, sy blu. Shenja dalluese: “E shkëlqyer”. Aktorja amerikane me flokë të kuqe, e njohur për filmat e saj të sukseshëm dhe  çmimet e fituara në Golden Globe, Emmy dhe Oscar. Ajo fitoi për rolet më introspektivë të saj dhe është një nga yjet më të dashura të Hollivudit. Por, përveç kinemasë, midis dashurive dhe jetës private, ka disa kuriozitete që ende nuk e dinim për të.

Julianne Moore, prindërit dhe fëmijëria

Julianne Moore ka lindur më 3 dhjetor në 1960 në Karolinën e Veriut. Nëna e saj, Anne Love, ishte një psikologe dhe punonjëse sociale, ndërsa babai i saj, Peter Moore Smith, ishte një parashutist në Ushtrinë Amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Më e madhja e tre fëmijëve, Julianne kalon fëmijërinë e saj nga një qytetet në tjetrin, për shkak të karrierës së babait të saj. Në fakt ajo jetoi në 18 vende të ndryshme në 22 vitet e para.

Julianne Moore urren provat gjatë filmit

Nuk ka dyshim se Julianne Moore është një aktore e suksesshme. Ajo ka marrë një Oskar, dy çmime Emmy dhe dy Globe të Artë, ndër të tjera. Por ajo që fansat e saj ndoshta nuk e dinë është se aktorja urren provat në film: ajo memorizon batutat, por nuk i pëlqen të provojë skenat para se të xhirojë.

Julianne Moore, jo vetëm filma, por edhe libra

Aktorja fituese e Oskarit është gjithashtu një shkrimtare. Julianne Moore ka shkruar 7 libra (deri tani). Libri i saj i parë është për fëmijët dhe quhet “Freckleface Strawberry”, u botua në vitin 2007 dhe tregon historinë e një vajze me flokë të kuqe me quka, që përpiqet të mësojë të vlerësojë dhe të dashurojë veten.

Asnjë armë për Julianne Moore

Aktorja më e kuqe e Hollivudit është shumë e rezervuar kur vjen puna te jeta e saj private, por ka një gjë që ajo nuk ka frikë të ndajë: qëndrimin e saj të fortë kundër armëve. Filloi të paraqiste kërkesa kundër dhunës së armatosur pas të shtënave në Konektikat në vitin 2012 dhe që atëherë ka lançuar “Everytoën Creative Counci” (Këshillin Kreativ të Everytoën) për të mbështetur lëvizjen kundër armëve.

Emri i saj i vërtetë është Julie Anne Smith

Kur ajo vendos të fillojë të interpretojë profesionalisht pas shkollës së mesme, Julianne largohet nga Gjermania dhe shkon në Nju Jork në moshën 22 vjeçare. Ajo punon si kamariere për disa muaj dhe pastaj fillon me teatrin në Buffalo.

Julianne Moore fillon të bëjë filma pas të 30-ave

Aktorja ka një histori të përvojave “të vonuara”: ajo mëson të notojë në moshën 26 vjeçare, merr patentën e saj në moshën 27 vjeçare dhe shfaqet në filmin e saj të parë kur mbushi 30 vjeç. Në moshën 37 vjeçare, ai krijoi një familje.

Julianne Moore dhe jeta e saj private

Shumë fansa nuk mund ta mbajnë mend atë, por Julianne Moore ka qenë e martuar dy herë. Ajo flet rrallë për martesën e saj të parë, përveçse thotë se nuk funksiononte. Burri i saj i parë është aktori John Gould Rubin. Ata filluan të takoheshin në vitin 1984 dhe u martuan dy vjet më vonë. U ndanë në vitin 1995 dhe takoi bashkëshortin e saj të dytë (dhe aktual), regjisorin Bart Freundlich, në vitin 1996 kur  ishte 35 vjeç dhe janë bashkë prej 20 vjetësh. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Liv dhe Caleb.

Julianne është maniake e pastërtisë

Aktorja është e obsesionuar pas rregullit dhe pastërsisë, siç konfirmohet nga vëllai i Moore, Peter Smith.

Ajo ka shtetësi të dyfishtë, Anglo-Amerikane

Në vitin 2011, Julianne Moore fitoi shtetësinë e dyfishtë dhe u bë shtetase britanike, përveç se  amerikane.

Julianne Moore, aktiviste politike

Julianne Moore është demokrate, mbështetëse e Partisë Demokratike të SHBA-së, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, mbështeti fushatën presidenciale të John Kerry-t. Që nga viti 2002 ajo është bashkëpunëtore e “ST Alliance”, një shoqatë që përpiqet të krijojë vetëdije për sklerozën tuberoze.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.