Kate Winslet zbulon sekretin e Leo Di Caprio 0 211

Çfarë do të ishte ‘Titaniku’ pa Jack Dawson, heroi bohem i mishëruar nga Leonardo Di Caprio? Ashtu si partnerja e tij në film, Kate Winslet, aktori ka fituar famë ndërkombëtare falë rolit të tij kult në filmin e James Cameron. Megjithatë, Jack Dawson do të luhej nga një aktor tjetër, nëse Leo nuk do të ishte gjendur aty. Gjithçka është zbuluar nga aktorja Kate Winslet, e cila e ftuar në kolegjin tha se në fillim të audicioneve nuk ishte Di Caprio aktori protagonist.

“Unë isha në audicion krah të aktorit Matthew McConaughey për këtë rol. Kurrë nuk e kam thënë këtë fakt më parë në publik!”-pohoi aktorja, duke zbuluar një të vërtetë, e cila mund t’i kishte kushtuar asaj dhe Leos shumë ndoshta. Aktorja pohoi se produksioni për rolin e Jack Dawson, kishte disa emra, mes tyre Macaulay Culkin dhe Chris O’Donnell, por James Cameron donte një aktor më të ri. Pra, ishte Leonardo DiCaprio, asokohe 23 vjeç, e cili fitoi atë.

Kate Winslet gjithashtu iu kthye pas edhe një detaji në film. Është skena e seksit, kur dritaret bëhen të mjegulluara dhe një dorë shfaqet në njërën nga dritaret. Ky ishte një detaj krejtësisht i improvizuar thekson ajo. “Unë nuk mendoj se ishte shkruar. Mendoj se e patëm idenë në çast”.

Gjatë momentit të ndarjes së çmimeve Oscar, ku Kate Winslet uron Leonardo Di Caprio

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *