Këngëtarja shqiptare fajëson një nga koleget që i zbuloi të dashurin!

Jeta private shpesh nuk preferohet të ekspozohet shumë nga të famshmit, e këtu përfshihen edhe personazhet shqiptarë. Ka qenë Marsela Çibukaj ajo e cila është bërë qendra e vëmendjes lidhur me një romancë të re, ndërsa këngëtarja ka shpjeguar gjithçka sot në “Pop Culture”.


Gjithçka nisi nga një foto e publikuar në verë, ku Marsela shihej me një djalë përkrah. Asgjë nuk do të linte vend për dyshime, nëse vetë Çibukaj nuk do të kishte shkruar: “Dashuri, le të shpërthejnë portalet”. Këngëtarja sot i është referuar ‘atij’ (emri i të cilit është Emanuele) si: “Shok i mirë, njihemi prej vitesh dhe është një mik shumë i mirë për mua”. Por, a nuk ishte vetë Marsela që u përpoq të shkaktonte zhurmë?


Çibukaj tha me të qeshur se ishte faji i kolegeve për këtë mesele. “Fajin e ka Artjola Toska që pas asaj fotoje tha ‘të trashëgoheni’. Pas Artjolës filloi Eranda e të tjera me radhë”, ka thënë Marsela me të qeshur, teksa ka hedhur batuta që kur të vijë dita nuk do të harrojë të shpërndajë llokumet. Me të dashur ose jo, Çibukaj shihet gjithmonë plot buzëqeshje në fytyrë!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.