Kombinohuni me stil si Kate Middleton

Dukesha e Kembrixhit tani është e famshme për stilin e saj. Një shembull?Ja pamja bon ton që ne ju ofrojmë sot.

A po kërkoni një pamje elegante dite për t’u dukur në një rast të veçantë? Sugjerimi më i përshtatshëm vjen nga një autoritet i vërtetë në aspektin e cilësimeve të rafinuara, nga e shkëlqyera Kate Middleton.

Për të pasur një veshje bon ton si ajo, mjafton të kombinoni një fund deri te gjuri me një fantazi grafike në nuancë të blusë, një bluzë mëndafshi të bardhë dhe një palë këpucë kamoshi me një takë mesatare. Aksesorët për të zgjedhur? Një orë klasike, një unazë me gurë të çmuar dhe një palë vathë të thjeshtë, dhe kjo është e gjitha.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.