Kush e detyroi Luanën të mbulohet?

Gjithnjë jemi mësuar ta shohim të veshur në mënyrë ekstravagante, superseksi, pse jo edhe provokuese, por më në fund Luana Vjollca është deyruar të mbulohet. Në fakt nuk ka qenë aspak dëshira e saj, por një vizitë në një institucion fetar në Stamboll, ku duket se mbulimi është mëse i detyruar ka bërë që ajo të fshehë hiret e saj.

Prezantuesja e Top Channel ka qenë për një vizitë në Turqi, ku përveçse ka shijuar qytetin e Stambollit, nuk ka nguruar të jetë edhe vizitore në një prej xhamive më të njohura. Ndaj sapo ka hyrë aty është deyturra të mbulohet, në mënyrë që të mos bjerë pre e shikimeve, sepse fundja pamja e saj gjithnjë është tunduese.

Nga ana tjetër Luana nuk ka nguruar të publikojë momente të ndryshme të udhëtimit të saj në Stamboll, ku bi enë sy fakti se atë e ka bërë të ndihet mirë ndjesia e festave, të cilat po i kalon pikërisht jashtë vendit. “Ndjesia e festave të fundvitit”-shkruan ajo në rrjetin social Instagram, duke treguar një moment të qytetit të ndriçuar nga dritat, ndërsa është duke shijuar një pije. Por nuk dihet ende se kush e ka shoqëruar në këtë udhëtim Luanën, e cila në të shumtën e rasteve preferon të shfaqet e vetme.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.