KreuStil Jetese

Max Mara sugjeron 5 dhurata festash për femrat 

Mjaft më me çorape të kuqe: këtë Krishtlindje duhet të zgjidhni dhuratën e duhur, të cilën sivjet e sugjeron Max Mara, e cila ndodhet edhe në Tiranë. Thuajse çdo Krishtlindje, secili prej nesh përpiqet të përgatitë dhurata pa marrë mendimin e të tjerëve, por ato kthehen në të padobishme, kur ato nuk i pëlqejnë të tjerët. Ndaj Max Mara sugjeron pak dhe saktë.

E njohur për stilin tejet femëror, marka e njohur italiane Max Mara sugjeron për festa disa dhurata fantastike. Max Mara e njeh shumë mirë universin femëror, ndaj edhe ambicia e saj është një stil elegant. Trashëgimia e Max Mara janë jo vetëm veshjet, por edhe gjithçka tjetër që ka lidhje me stilin. Ndaj nëse keni vendosur të dhuroni, së pari, zgjidhni pesë gra të rëndësishme të jetës tuaj, të cilave doni t’i dhuroni.

Për atë që ju frymëzojnë

Mikesha juaj më e mirë, mund të jetë motra më e madhe: pa marrë parasysh se kush je, jepini asaj diçka po aq të rëndësishme dhe të çmuar sa raporti juaj. Whitney Bag i projektuar nga Renzo Piano, është zgjedhja e duhur. Një çantë e cila portretizon profilin e Max Mara.

Për shoqen e aventurave

Nëse keni një mikeshë të mirë, duhet të zgjidhni për të një çantë e cila është plot stil, por edhe tejet praktike. Max Mara sugjeron gjithashtu edhe këtë mantel prej kashmiri, për ti dhënë ngrohtësi ditëve të ftohta.

Për nënat e reja

Krishtlindja është koha më e mirë për të festuar me nënat e reja. Mos nguroni t’i dhuroni atyre një çantë dore të vogël, jo vetëm elegante, por edhe ideal për të mbajtur celularin. Po kaq të bukura janë edhe syzet e diellit të Max Mara.

Për ato që janë gjithmonë atje

Për ata që të kanë parë të rritesh mund të dëshironi diçka unike: Një çantë mini Pasticcino, ose ndonjë shall të ngrohtë prej pellushi. Nëse nëna juaj ka shije të njëjtat me ju, besojeni, keni bërë dhuratën e duhur.

Për vete

E pra ka ardhur momenti të mendoni për vete, sepse edhe ju e meritoni një dhuratë. Nëse jeni e fiksuar pas dizajnit të rafinuar, jeni në vendin e duhur. Këshilla jonë më e sinqertë dhe e paanshme janë palltot kult të Max Mara. Askush nuk është penduar, janë aq të ngrohta dhe të buta, sa nuk do ti hiqni asnjëherë nga trupi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF