Mes zbukurimesh e dritash, ku po e kalon Viola këtë fundvit?

Jemi mësuar ta shohim shpesh në udhëtime, brenda dhe jashtë vendit, e sidomos sezoni veror ishte një ‘arrtisje’ totale nga Shqipëria. Por, duket se ky fillim dhjetori e ka gjetur Violën jo më larg se kryqyteti, e nuk kemi parë pak foto nga moderatorja. Njësoj si më parë, Spiro po shijon këtë herë atmosferën e festave, duke mos i kushtuar rëndësi në asnjë formë asaj çka u shkruajt në gazeta e portale për historinë e saj rreth dy ditë më parë.

Jo më kot thonë që ‘çudia më e madhe tre ditë zgjat’, e Viola duket mjaft e fokusuar në aktivitetet personale. Qendra e Tiranës ka qenë këtë herë vizita e radhës e Spiros. Në një foto të ndarë në Instagram, moderatorja shihet duke pozuar mes dy drerëvë të zbukuruar me drita. Pak minuta më parë, Viola ka ndarë edhe një video të shkurtër nga studiot e RTSH, televizion ku punon momentalisht.

A post shared by V (@violaspiro) on


Me pak fjalë, gjërat po shkojnë më së miri për Spiron ose të paktën këtë po përpiqet të na thotë moderatorja. Për të duket se gjithçka ka kaluar pa shumë zhurmë…

A post shared by V (@violaspiro) on





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.