KreuCelebrity

Noizy e shan Riri-n ‘katunare’, e arsyeja do t’ju habisë…!

Marrëdhënia e Noizyt me komentet për Rihanna-n në rrjetet sociale ka nisur prej kohësh, që kur reperi i kërkoi këngëtares dorën për martesë pas një postimi provokues të kësaj të fundit. Siç mund të kuptohet, nuk ka patur asnjë reagim nga Riri, ndërsa Noizy mbetet thjesht një fans më shumë si gjithë të tjerët. Këtë herë, reperit nuk i ka pëlqyer shumë zgjedhja e fundit e artistes nga Barbadosi, e për këtë nuk i ka kursyer fjalët.

Riri ka publikuar një foto, ku shihet me çorape dhe gjysmë-sandale të bardha. Kaq ka mjaftuar që Noizy të komentojë: “Katunare dreqit”. Edhe pse ZinZin mund të mos e ketë favorizuar shijen e Rihanna-s në këtë rast, nuk mund të mohojmë se çka ka ekspozuar këngëtarja është asgjë më tepër se sa një aksesor luksi. Çorapet Gucci Resort që do të shihni në imazhin e mëposhtëm kushtojnë plot $1300, ndërsa kjo pritet të kthehet ndër të preferuarit e VIP-ave dhe ndjekësve të modës.


Tendenca e këtij sezoni ka qenë pikërisht kombinimi i sandaleve me çorape, e Riri nuk kishte si të mos e përqafonte këtë trend. Kështu që, le të themi se komenti i Noizyt ka qenë thjesht subjektiv në këtë rast…

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF