Nuk kemi pse presim më, Ardit Gjebrea zbulon surprizën e natës finale të “Kënga Magjike”!

Sot do të mbahet nata e dytë e gjysmëfinaleve të “Kënga Magjike 2017”, ndërsa data 9 do të jetë finalja e këtij festivali të përvitshëm. Këtë vit, Arditi ka premtuar një surprizë të madhe, e të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Muzikanti do të shfaqet në skenë krahë vajzës së tij, Anës, ndërsa për këtë risi na njoftoi pak kohë më parë në rrjetet sociale. Kënga do të jetë një kompozim i Darko Dimitrov dhe do të performohet nga dy miqtë e ngushtë të familjes Gjebrea, sepse të tillë janë Ana dhe Arditi. Por, kur do të ngjiten babë e bijë në skenë?

Arditi ka zbuluar se është e shtuna ajo që do të na servirë një surprizë të tillë. Një fanse në Instagram ka qenë shumë e interesuar lidhur me këtë detaj, e Gjebrea nuk ia ka kursyer surprizën. Nuk e dimë ende se për çfarë kënge bëhet fjalë, por pritet të jetë një bashkëpunim shumë emocionues. Ana nuk ka nevojë as të kalojë në provën e New Artist!

Provat e fundit, nesër Nata e Parë! #kengamagjike2017

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.