Pantone zbulon ngjyrat e vitit 2018

Ndërsa ende po luajmë me të gjelbrën e cila ishte edhe ngjyra e vitit 2017, Pantone ka parashikuar se cila do të jenë nuancat të cila do të mbizotërojnë gjatë vitit 2018. Drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone Color, Leatrice Eiseman zbulon se cilat ngjyra do të jetë tendencë e vitit që presim. “Ngjyrat me efekt metalik do të jenë IN për vitin e ardhshëm, por jo vetëm kaq”- parashikon Eiseman.

Ato që do të tërheqin më shumë vëmendjen janë ngjyrat intensive, duke zëvendësuar kështu pastelet. “Ngjyrat intensive duket se do të jenë një përshtatje e natyrshme në stilin tonë të jetesës:-thotë drejtoresha e Pantone. Por jo vetëm kaq, këtë vit do të shihni kombinime nga roza e fuqishme tek e verdha, dy nuanca, të cilat ka gjasa të jenë më shumë se asnjëherë tjetër pjesë e dekorit të shtëpisë tuaj. “Një paletë interesante do të jetë edhe kombinimi i blusë me portokallinë. Ky është një kombinim interesant i ngjyrave’, thotë Eiseman, duke theksuar se kombinimi i tonave të ngrohta me ato të ftohta mund të konsiderohet një risi.

Po kaq interesante është edhe e gjelbra vegjetale, një kombinim mes selinosë me pana. Provoni edhe forcën e vishnjes së thellë me efekt rozë. Edhe pse mund të duket paksa e sforcuar, e verdha me tone të së kuqes nuk do të dalë as sivjet nga tendencat. Intriguese mbetet kombinimi i efektit metalik i nuancave neutrale me të kuqen e fortë dhe të verdhën e sulfurit.

Ndërsa pritet që po kaq intensive të vijë raporti mes përzierjes së ngjyrave eklektike, duke ringjallur fuqinë dhe sofistikimin, përmes balancimit të të zezës me të florinjtën.

Mos harroni të provoni edhe të bardhën, rozën dhe vjollcën, një kombinim teknikolor, i cili do të dhurojë gjithnjë shkëlqim, qoftë për ambjentet e brendshme të shtëpive tuaja, por edhe në rast se zgjidhni ta keni pjesë të pamjes tuaj.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.