KreuStil Jetese

Pse nuk duhet të pijmë KURRË shampanjë me gotë plastike?

Sa herë kemi hapur një shishe shampanjë në zyrë apo në ambiente që nuk lidhen me hapësirat ceremoniale? Kemi dashur të festojmë e gëzimin ta ndajmë me njerëzit përreth, ndërsa zgjidhja ideale kanë qenë gotat plastike të gjendura aty pranë. Sigurisht, nuk mund të kthejmë të gjithë nga një gllënjkë në shishe!

Por, ja që sipas ekspertëve, shampanja nuk duhet shërbyer kurrë në gotë plastike. Kjo, si pasojë e shijes, e cila ndryshon nga materiali i asaj me të cilet serviret. Është kjo një karakteristikë e shampanjës, e cila lidhet me bulzat e kësaj pije. Studimet më të fundit kanë treguar se pikërisht ato janë përgjegjëse për atë çka shijojmë kur kthejmë një gllënjkë shampanjë.

Kështu, plastika e ndryshon rrënjësisht shijen, e të jeni të sigurt që edhe po të blini shishen më të shtrenjtë, do të dallojë nga servirja në gotën e qelqit. Me pak fjalë, nëse po mendoni të qerasni miqtë e zyrës me shampanjë, sigurohuni të merrni dhe gotat e merituara me vete. Këshillë nga ekspertët!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF