10 modele për flokë të valëzuar

A ju pëlqejnë flokët e valëzuar? Kjo është një mënyrë mjaft e këndshme për një look i cili bie gjithmonë në sy, sidomos gjatë festave, kur edhe pamja juaj ka nevojë të jetë sa më e kuruar. Por mos harroni, nuk është aspak e lehtë ti bësh ato të duken si dallgë, gjithsesi Bordo po ju sjell disa sugjerime, nga flokët e gjatë, deri tek ato pak më të shkurtër.

Mos harroni, efekti i flokut natyral që dhuron ky stil, është më i rëndësishmi, pa haruar që i jep atyre volum dhe juve një pamje më joshëse. Kaçurrelat e vegjël, apo ato të mëdha kanë edhe një efekt tjetër: theksojnë fort tiparet tuaja, duke nxjerrë më në pah sytë dhe formën e fytyrës. Provojeni, sepse do të shihni që efekti i flokëve të valëzuara është vërtet mahnitës.

Rregulli i artër për krijimin e ondeve është që pas larjes ti krihni flokët, në mënyrë që të mos krijohen nyje. Më pas aplikoni ngadalë shkumë, ose xhel pa efekt ngrirës. Ndajini me gishta flokët për të krijuar volum dhe përdidhini ato në fund, ose mbajini me një karficë për pak kohë derisa të marrin formë. Në fund, mos harroni ti thani me tharëse.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.