KreuStil Jetese

15 veshjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave

Për shumë të famshme nuk ka çmim që duket shumë i lartë për të qenë të përsosura. Edhe pse për ne është e paimagjinueshme, për yjet është pjesë e jetës së përditshme.Merlin Monroe është dy herë

Lupita Noyng’o në 2015 në Oscar 1500 dollarë

Në 2015-ën Noyng’o ishte një ëndërr me fustanin e saj të gjatë Calvin Klein. Fustani i bërë me 6000 perla dhe kushton 1500 dollarë

Audrey Hepburn 1954 në Oscar; 131,300 dollarë

Në Festivalin e Akademisë 1954 në New York, Hepburn ka veshur këtë fustan nën gju të Givenchy. Ai u shit për 131,300 dollarë në vitin 2011.

Princesha Diana në Festivalin e Filmit të Kanës; 137.500 dollarë

Princesha Diana e veshi këtë fustan mëndafshi dhe shifoni nga Catherine Ëalker tri herë: gjatë një seance për një portret me fotografin Terence Donovan, në premierën e një vepre në 1989 dhe në Festivalin e Filmit në Kanë në 1997. U shit në ankand për mbi 137.000 dollarë.

Elizabeth Taylor 1970 në Oscar; 167,500 dollarë

Në vitin 1970, Taylor veshur këtë fustan shifoni në Oskar. Dhe në vitin 1999 ai u shit për 167,500 dollarë.

Cate Blanchett 2007 në Oscar; 200,000 dollarë

Në Oskarin e vitit 2007, Blanchett mbante të veshur fustanin me argjend Armani me një krah. I gjithë ky shkëlqim (me kristale Swarovski) vlen 200,000 dollarë.

Beyonce në Met Gala

Çdo perlë e vetme në këtë fustan latex i bërë posaçërisht për të në vitin 2016 kushton mes 6,000  dhe 8,000 dollarë. Çmimi i saktë nuk dihet, por që kur u mbulua me perla nga koka deri te këmbët, me siguri veshja futet në krye të dhjetëshes më të shtrenjtë.

Paris Hilton në Hollywood Beauty Awards; 270,000 dollarë

Hilton e veshi këtë fustan 270,000 dollarë të August Getty me kristalet e saj 500,000 Swarovski.

Fustani i dasmës së Amal Clooney; 380,000 dollarë

Oscar de la Renta krijoi këtë veshje shumë elegante që Amal veshi në martesën e saj në vitin 2014.

Fustani  i dasmës së Kate Middleton; 400,000 dollarë

Dukesha e Kembrixhit është ende e bukur, por fustani i saj i dasmës, i veshur në vitin 2011, na ka lënë pa fjalë. Fustani i bardhë i Kate, me mëngë dantelle nga Sarah Burton, kushton 400,000 dollarë.

Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany”; 923,000 dollarë

Fustani shumë i famshëm Givenchy, i veshur nga Audrey Helpburn në “Breakfast at Tiffany” u shit pak a shumë 1 milion dollarë në vitin 2006.

Marilyn Monroe në “Gëzuar Ditëlindjen, zoti President”; 1.3 milionë dollarë

Në vitin 1961, kjo veshje e Jean-Louis Berthaultit u hartua posaçërisht për performancën e Monroe në “Gëzuar Ditëlindjen, zoti President”; në ditëlindjen e 45-të të John F. Kennedy. Sipas TopTeny.com, fustani me ngjyrë të kuqërreme i shndritshëm u shit në ankand për 1.3 milionë dollarë.

Julie Andrews në “Sound of Music”; 1.56 milionë dollarë

Fustani i Andreës u shit për më shumë se 1.56 milionë dollarë

Nicole Kidman 1997 në Oscar; 2 milionë dollarë

Dizajnuar nga Christian Dior Haute Couture, ky fustane u vesh nga Kidman në ceremoninë e 69 – të Akademisë së Çmimeve Oskar në vitin 1997.

Jennifer Lawrence 2013 në Oscar; 4 milionë dollarë

Laërence ishte me të vërtetë e bukur në këtë veshje Dior në Oscar të vitit 2013. Ajo ra nga shkallët, ndërsa shkonte për të marrë  çmimin e merituar për Aktoren më të Mirë në “The Positive Side”. Ajo bëri shaka me Vogue në një intervistë, “Ishte e qëllimshme? Absolutisht”.

Marilyn Monroe në “Seven Year Itch”;  5.6 milionë dollarë

Sipas Marie Claire, kjo veshje u shit në ankand në vitin 2011 për 5.6 milionë dollarë. Monroe, me këtë fustan, fiton veshjen më të shtrenjtë të famshmëve të të gjitha kohërave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF