50 vjet nga transplantit të parë të zemrës

Ai ishte i egocentrik, i zellshëm, inteligjent, ambicioz dhe arrogant. Kishte bindjen se çfarëdo që të tjerët ishin të aftë të bënin, edhe ai ishte në gjendje ta bënte. Kur zbuloi se një kirurg rus transplantoi një kokë të dytë tek një qen, ai e përsëriti eksperimentin, duke treguar me krenari rezultatin grotesk, edhe pse ndërhyrja ishte e padobishme, sepse nuk kishte virtuozitet. Njeriu në fjalë është Christiaan Barnard, kirurg nga Afrika Jugore, autor i transplantit të parë kardiak. Për të gjetur portretin e tij ishte e vështirë. Fotoja u gjend në fjalimin që u shkrua me rastin e vdekjes së tij me 2 shtator 2001, nga ish-kolegu, endokrinologu Raymond Hoffenberg. Po pse kjo fshehje?

Në të vërtetë Barnardi, ishte një nga kirurgët e pakët që është shënuar në histori, sepse vlerësohej pak nga kolegët e punës. Jo aq për aftësitë teknike të pakontestueshme, por më tepër për sjelljet që grekët e lashtë do të kishin quajtur arrogante: arroganca e tij kapërcente çdo kufi, pasi objektivat e tij ishin në kundërshtim me ligjet, zakonet dhe traditat.

Por një gjë ndodhi më 3 dhjetor 1967, kur ai transplantoi zemrën nga një grua e re, tek një tjetër me moshë mesatare. Barnard ishte, të paktën sipas ligjeve të asaj kohe, një vrasës. Në kohën e tij ai nuk ishte ndër kardaiokirurgët më të mirë në botë, madje as në spitalin Groote-Schuur, ku ai punoi.

Të gjithë ishin të bindur se i pari që duhet të bënte transplantin e parë duhet të kishte qenë Norman Shumway, i cili në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, kishte kaluar disa vite duke e praktikuar atë tek tek qentë. Ai ishte kirurgu më i aftë, por u pengua nga kufizimet etike dhe ligjore. Për rezultatin e suksesshëm të një transplantimi të zemrës, në fakt, organi që do të përdorej duhej të merrej kur zemra rrihte ende, pra teknikisht tek një person i gjallë.

Në ato kohë, në fakt, për të dekretuar vdekjen e një personi, zemra si organ pa jetë, kur personi kishte vdekur zyrtarisht, pra kur rrahjet kishin ndaluar. Futja e frymëmarrjes artificiale, fillimisht me mushkëri hekuri dhe pastaj me ventilim artificial, u përmirësua nga masazhi kardiak, e më pas me shpikjen e defibrilatorit kardiak, një shok i cili ndalon aritmitë e rënda. Kjo kishte çuar në shfaqjen e një disipline të re për të ringjallur njerëzit.

Mjekët po luftonin kështu me një sërë rastesh që nuk i kishin parë më parë. Ndaj shteti arriti të mos shpallte vdekje kur zemra nuk kishte ndaluar rrahjet, edhe kur pacientët kalonin në koma. Kjo frenoi precedurat e transplantit, sepse besohej se zemra ishte e pamposhtur, edhe pse truri ishte dëmtuar plotësisht.

Por Bernard në vitin 1967 arriti të shpjegonte teknikën e transplantimit të sapo kryer në një audiencë të gazetarëve, duke joshur popullatën. Sipas tij, transplantimi i zemrës mund të sintetizohet në 4 faza. Faza e parë: Shpjegimi i zemrës së dhuruesit: gjymtyri hapet dhe zemra ekspozohet. Pastaj hapen dhe mbyllen venat dhe arteriet, duke freskuar zemren me venat e prera. Faza e dytë: Transporti: nuk mund të zgjasë më shumë se 4 ose 5 orë. Zemra është zhytur në një substancë që mban temperaturën e saj rreth 4 deri 10 ° C për të ngadalësuar përkeqësimin e saj. Faza e tretë: Shfrytëzimi i zemrës së marrësit: qarkullimi e gjakut jashtëmaskoreal, venat diskifikohen dhe zemra heqet, duke lënë prapa pjesën e atriumit. Faza e katërt: Implantimi: dy atrie janë të lidhura, pastaj lidhet trungu i arteries pulmonare dhe aorta. Qarkullimi ekstrakorporeal ndalet dhe aorta lëshohet.

Ideja e heqjes së një zemre që ende rreh, madje edhe nga një person që shkenca mjekësore e tregon si të vdekur, për ta futur atë në një trup tjetër, duhet që shkenca të kalojë kufirin. Kjo ishte arsyeja pse askush nuk guxoi të ndërmerrte hapin e parë, duke pasur frikë nga polemika sidomos në rastin e një dështimi. Por një person ishte i përgatitur për të drejtuar rreziqet, Barnardit i ra fati: ai nuk kishte skrupuj moralë dhe vuri në përdorim aftësitë. Ndërhyrja nuk ishte aq e vështirë, sidomos kur u krahasua, për shembull, me operacionet për të riparuar disa deformime të lindura të zemrës.

Ndryshe nga kolegët, Barnard gjeti menjëherë kandidatin ideal për transplantim: një njeri pa shkollë me moshë mesatare, Louis Washkansky, i cili përveç zemrës, nuk kishte asgjë funksionale, pasi veshkat dhe mëlçia ishin pothuajse jashtë funksionit. Në thelb ishte një rast i dëshpëruar.

Mundësia u paraqit gjatë natës midis datës 2 dhe 3 dhjetorit 1967, kur një grua e re në një koma të pakthyeshme u shtrua në spital pas një aksidenti me makinë. Barnardi mori iniciativën pa informuar askënd (për këtë nuk ka fotografi të ndërhyrjes) dhe vetëm pas 5 orësh në sallën e operacionit ai telefonoi drejtorin e spitalit duke komunikuar rezultatin: ndërhyrje doli me sukses. Nuk ka rëndësi nëse Washkansky vdiq vetëm 18 ditë më vonë nga pneumonia: transplanti i parë i zemrës u prezantua në media si një triumf i madh i mjekësisë dhe Barnard, duke u mbështetur në karizmën e tij të lindur, jo vetëm që nuk u akuzua për vrasje, por shpejt u bë një yll ndërkombëtar, ndryshe nga kolegët e tjerë që para tij kishin transplantuar organe të tjera, si veshka dhe mëlçi, të cilat kanë ndikuar shumë më pak në imagjinatën e publikut.

Edhe njëherë kirurgu nga Afrika e Jugut nuk humbi kohë. Kur operacioni ishte teknikisht i suksesshëm, më 2 janar 1968 ai u përpoq për një operacion të dytë. Ai i vendosi një zemër të re Philip Blaiberg, një dentist 59-vjeçar, i cili mbijetoi për më shumë se një vit e gjysmë. Kjo ishte në fakt një dritë jeshile për transplantet e zemrës. Edhe njëherë me bashkëpunimin e medias, të magjepsur nga magjia e kësaj sfide me vdekjen Bernard u shpall trimfator. Përkundër kronikave të kohës, të cilat flisnin për rilindjen, shëndeti i Blaibergut u dëmtua rëndë. Nga një fotografi e marrë nga gazetat, ai shihet duke gëzuar ndër valët e detit. Dëshmitarët thonë se Blaiberg është mbajtur peshë në ujë, kohë kjo e mjaftueshme vetëm për të shkrepur një fotografi.

Vetëm kohët e fundit, disa dekada pas operacionit, ka pasur polemika rreth kësaj sfide mbi etikën mjekësore: sipas Hoffenberg, Barnard e nisi herët opracionin, pa marrë një sinjal nga shteti. Vala e entuziazmit dhe fryma e rivalitet mes kirurgëve ishte e madhe, pasi vetëm vitin e parë u realizuan 100 transplante të zemrës, edhe pse ata nuk ishin përgatitur teknikisht, sidomos pa zgjidhur problemin kyç, atë të krizës së mundshëm të refuzimit të ri të organeve.

Gjithsesi, për një meritë Barnard duhet të njihet. Falë aktit të tij “arrogant” komuniteti mjekësor vendosi me ngut miratimin e disa kritereve për përcaktimin e “vdekjes së trurit”. Na fakt në vitin 1968, një komision ekspert i Universitetit të Harvardit publikoi në revistën Jama, një përkufizim të gjendjes së komës së pakthyeshme, e cila më pas u bë baza e të gjitha ligjeve, që vendos kur pacienti është klinikisht i vdekur. Në raport përcaktohet si “sindromi i vdekjes cerebrale”, kur individi nuk jep shenja perceptimi, nuk paraqet asnjë lëvizje, nuk merr frymë spontanisht, nuk ka reflekse dhe elektro-encefalograma është e sheshtë. Këto kritere mbeten të pandryshuara ende sot.

Ndërkohë, Barnard u bë ylli i mediave dhe magjistari i transplantimit, duke mbajtur konferenca, pa folur për jetën e luksit dhe gratë e bukura. Gruaja e tij e dytë Barbara Zoellner, ishte shumë e pasur, e cila u martua me kirurgun vetëm 19 vjeçe në vitin 1970; e treta ishte Karin Setzkorn, 50 vjet më e ri se ai. Nuk dihet ende se kush ishte krahu i tij i djathtë, derisa vdiq në vitin 2001 në Qipro buzë një pishine. Arsyeja; astma, edhe pse gazetat shkruan se pati një atak kardiak në zemër.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.