Granit Xhakaj: Faleminderit Louis Vuitton

Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka ka befasuar me praninë e tij teksa u shfaq në një nga dyqanet e famshme të Louis Vuitton në Londër.  Ai është shfaqur në një prej dyqaneve të markës së njohur franceze, bashkë me bashkëshorten e tij, duke zbuluar se ka gjasa që ky të jetë edhe brandi i tyre më i preferuar. Ndoshta ka qenë një nga vizitat e zakonshme që ata bëjnë në këtë dyqan, pasi çifti është pritur me shumë respekt, madje u është shërbyer edhe nga një pije gjatë kohës që ata kanë qenë duke bërë blerjet.

Madje, një nga personazhet që i shoqëron ata, me të cilët nuk ngurojnë të shfaqen edhe në foto, thekson se ka mirëpritur mysafirët, pra futbollistin e Arsenalit Granit Xhaka dhe bashkëshorten e tij. “Prej kohësh nuk kisha takuar një grua kaq simpatike. Faleminderit”-shkruan Leonita, bashkëshortja e Xhakës.

Në profilin e faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, futbollisti nuk ka nguruar që këto momente t’i shoqërojë edhe me diçiturën: Faleminderit Louis Vuitton për ftesën. Edhe pse nuk ka saktësuar asgjë në lidhje me këtë ftesë, futbollisti ndihet vërtet i lumtur, e sidomos për faktin që ka qenë gjithë kohën krah të bashkëshortes së tij. Nga pamja duket që të dy janë veshur shumë elegantë, tërësisht në të zeza, ndërsa kanë vizituar gjithë dyqanin, por nuk kanë zbuluar asnjë detaj mbi blerjet që kanë bërë pranë Louis Vuitton.

 

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.