Ostrike me fruta dhe perime

Përbërësit:  ostrike, 1/2 shegë, 3 feta molle jeshile, 1 domate, 1 tas i vogël selino, 1 fletë presh, 1 qepë e njomë, nenexhik, 1 lugë gjelle uthull, 2 lugë lëng limoni, 1 lugë gjelle vaji lajthie, 1 lugë gjelle miell, kripë dhe piper.

Përgatitja: Përgatitni kokrrat e shegës, hidhini në një tas dhe shtrydhini lëngun me anë të një luge duke i shtypur. Prijeni në fije të holla fletën e preshit dhe hidheni të skuqet në vaj të nxehtë. Pritni selinonë dhe mollën, bashkojini me lëngun e limonit, vajin e lajthisë, kripën dhe piperin. Ndani domaten në mes dhe hiqni tulin me anë të një luge. Pritni qepën, e përzieni me domate, shtojini lëngun e uthullës, nenexhik të grirë dhe kripë.

Hapni ostriket me thikë dhe brenda mbushini me salcën që krijuam me fruta dhe perime. Shërbejini në një pjatancë me shtrat akulli dhe të dekoruara me kokrra shege.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.