KreuStil Jetese

Sa shpesh duhet të ndryshoni çarçafët?

Nëse nuk duam që shtrati ynë të bëhet një terren ushqyes për mykun dhe bakteret, çarçafët duhet të ndryshohen një herë në javë. Këtë e thotë Philip Tierno, mikrobiolog i Universitetit të Nju Jorkut. Nëse harrojmë ta bëjmë atë, ka rrezik të sëmuremi.

Në të vërtetë ne kalojnë një të tretën e jetës sonë në shtrat dhe shanset për ndarjen e hapësirës tonë me kolonitë e mikrobeve të fshehura në çarçafë është shumë e lartë. Po a është kjo një çështje higjiene?

Çdo vit, ne njerëzit prodhojmë një mesatare prej 26 litra djersë dhe lagështia është një terren ideal për rritjen e mykut. Po cili është vendi më i rrezikshëm, dysheku, çarçafët apo jastëku? Një studim ka zbuluar, se 17 lloje të ndryshme myqesh mund të gjenden në jastëk pas një viti e gjysmë. Por në çarçafë, kur kontakti me trupin është i drejtpërdrejtë, bën që rreziku të jetë më i lartë. Në një vit, trupi shkarkon deri në 100 litra djerse. Sipas të dhënave, beqaret britanikë duhet të ndryshonin shtresat e krevat çdo tre muaj.

Në fakt, shkaktar jemi vetë ne. Trupi ynë është një kërpudhore e madhe e cila nxjerr djersë nga epiderma, lëngje përmes kollitjes dhe teshtimës, ose sekrecione vaginale dhe anale. Sikur kjo të mos mjaftonte, në këtë përzierje mikrobesh kombinohen edhe ato që vijnë nga jashtë, të sjella për shembull nga qimet e kafshëve, nga polenet dhe pluhuri. Të gjithë kanë gravitet dhe depozitohen në shtrat, njësoj si pluhuri në dysheme.

Natyrisht kush fle zhveshur ndot më shumë çarçafët. Sipas një studimi, jasteku dhe çarçafët mund të strehojë deri në 17 lloje të ndryshme kyqesh, kryesisht të padëmshme, por që mund të kenë pasoja për ata që vuajnë nga astma dhe sinoziti.

Kjo është arsyeja pse pas një jave çarçafët tona kthehen në një shpellë mikrobesh. Dhe gjëja më irrituese – në kuptimin e vërtetë të fjalës – është se mikrobet janë aq afër gojës dhe hundës saqë është e pamundur të mos i thithësh ato. Rezultati është se ne gjendemi shpesh para simptomave alergjike, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit, pikërisht nga mikrobet.

Do të pyesni, po nëse fle me pizhama? Po ashtu pizhamet dhe këmisha e gjumit duhet të ndryshohen një herë në javë. Kjo është frekuenca e duhur sipas Sally Bloomfield, konsulente në higjienën dhe parandalimin e sëmundjeve infektive. Një studim i një kompanie që prodhimon dyshekë zbuloi se meshkujt kanë tendencë të mbajnë pizhame të njëjta më shumë ditë, se gratë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF