KreuCelebrity

Tatuazhet e VIP-ve nga artistët tek politikanët

Secili prej tyre ka vendosur të bëjë një tatuazh, për të kujtuar diçka, apo për të qenë IN.

Revista Bordo pas një vëzhgimi, zbuloi cilat janë disa nga tatuzhet e artistëve, por mes tyre ka edhe politikanë, si Sajmir Tahiri.

Shumica kanë preferuar të kenë tribalet e famshëm, disa janë mjaftuar me mbishkrime të thjeshta, siç është rasti i Samanta Karavellos dhe apo Luana Vjollcës.

Sigurisht, bie në sy fakti që meshkujt VIP-a janë më të apasionuar pas tatuazheve masive, siç është rasti i Bes Kallakut, Getoar Selimit, Noizy-it apo Stresit, të cilët ndodshta në gjurmët e artistëve ndërkombëtarë kanë preferuar të kenë sa më shumë tatuazhe.

Por ka edhe nga ata që kanë guxuar të kenë tatuazhe në vendet intime, siç është rasti i Bleonës, e cila ka një të tillë rrëzë kofshës së majtë.

Mes tyre kemi zbuluar që ka edhe artistë të cilët janë të fiksuar pas tatuazheve, siç është rasti i Dafina Zeqirit, e cila ka shumë të tillë nga duart deri në pjesët e ndryshme të trupit.

Disa nuk kanë nguruar që këto tatuazhe ti kenë me një kuptim, siç është rasti i Zanfina Ismaili, e cila ka një të tillë në pjesën e pasme të qafës dhe kujton të ëmën. Ndërsa Po në të njëjtin vend, Rezarta Shkurta ka një flutur.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF