Ultra Violet, ngjyra e gjallë e vitit 2018 sipas Pantone

Gjatë vitit 2018, Ultra-Violet me kod 18-3838 do të jetë ngjyra e cila do të mbizotërojë në modë dhe dekorime, ky është verdikti i Institutit Pantone. Gjithçka vjen pas një viti të ngjyrosur me të gjelbrën.

Po pse ultra-violet? Sepse sipas Pantone është një ngjyrë provokative, intensive, e gjallë dhe sfiduese. Ngjyra vjollcë duhet të ngjallë origjinalitet, zgjuarsi dhe mendim vizionar që nxit të ardhmen, komenton kompania e amerikane e ngjyrave.

Në të vërtetë, çdo vit që nga viti 1999, kompania Pantone feston me grafikët e saj të ngjyrave, pasi ka vëzhguar krijimet në mbarë botën, duke u fokusuar tek shijet dhe trendi. Kjo vjen edhe nga analizat që bën me stilistë, pasi vendosin për nuancat e tyre, të cilat shfaqen në sfilatat Pranverë/Verë 2018.

Por ajo që e bën unike, sivjet këtë ngjyrë është se sipas ekspertëve, Ultra Violet, është simbol i kundër-kulturës. “Ne jetojmë në një epokë shpikjesh dhe plot imagjinatë. Ndaj ky frymëzim krijues për vitin që vjen do të jetë Pantone 18-3838 Ultra Violet, një ngjyrë vjollcë me bazë blu, e cila zgjon ndërgjegjen tonë, por edhe lartëson potencialin krijues”, tha Leatrice Eiseman, drejtore ekzekutive e Insitutit Pantone. “Nëse eksploron në teknologji të reja ose pjesë të tjera të galaksisë, kjo ngjyrë stimulon shprehjen artistike dhe reflektimin shpirtëror, një nuancë intuitive e cila na bën të ecim përpara”.

Ngjyrat enigmatike dhe ajo vjollcë kanë qenë prej kohësh simbole të kundër-kulturës, të të menduarit jokonvencional, e shfaqur nga gjenialiteti artistik i personazheve si” Prince, David Bowie ose Jimi Hendrix. Kjo ngjyrë e vitit kishte filluar të shfaqej në koleksionet Vjeshtë-Dimër 2017-2018, duke i paraprirë sfilatave të Pranverë-Verë 2018, në sugjeirmet e disa stilistëve si Gucci apo Versace. Mavi, jargavan, orkide, kumbull, ametist ose livando, këto do të jenë disa nga nuancat e ngjyrës vjollcë, duke u kthyer në frymëzim, nga vehsjet, aksesorët, deri tek produktet kozmetike dhe dekoret e shtëpisë.

 

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.