KreuCelebrity

Xhensilën e lë në shtëpi, Besi i vetëm në natën e dytë të ‘Kënga Magjike’!

Ata janë të pandarë ose të paktën kështu prezantohen në sytë e publikut. Si në udhëtime, ashtu dhe në evente të ndryshme, Xhensila dhe Besi shihen gjithmonë bashkë. Ajo e shoqëroi natën e parë të ‘Kënga Magjike 2017’, por e mbrëmshmja nuk e ka gjetur Myrtezaj në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Këngëtarja ka preferuar ta ndjekë festivalin nga shtëpia, duke ndarë jo pak foto e video nga transmetimi ‘live’. Natyrisht që shumica e postimeve lidheshin e me Besin, Erionin dhe batutat e tyre, por Xhensila nuk ka harruar as të bëjë tifo për disa nga koleget garuese në këtë edicion të 19-të. Edhe pse ndoshta fansat prisnin të kundërtën, Myrtezaj ka preferuar të mos jetë e pranishme në gjysmë-finalen e dytë të festivalit.


Arsyeja? Ndoshta Xhensila po ruan energjitë për të shtunën mbrëma, për ta përmbyllur si duhet natën finale. Asgjë nuk është e sigurt, por nuk besojmë se këngëtarja do ta lërë vetëm Besin edhe në mbrëmjen përmbyllëse…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF