KreuCelebrity

Arbana hap thesin e dhuratave në Vermosh

Emisioni “Dua të bëj të lumtur’, edicioni i dytë të cilit ka startuar regjistrimet dhe pritet të fillojë në ekran, i ka shtuar prezantueses së Top Channel ndjesinë e mirëbërjes. Arbana Osmani është shfaqur krah fëmijëve të familjeve në nevojë, për të cilët ka rezervuar edhe një surprizë mjaft të këdshme. Ajo ka blerë një numër të konsiderueshë dhuratash, bahskë me Top Channel, me të cilat i ka ngrohur zemrën të vegjelve në këtë sezon festash.

E veshur jo si babagjyshi i vitit të ri, por ama krejt në të kuqe, sepse fundja Arbanën tani e njohin të gjithë, ajo ka udhëtuar deri në Vermoshin e largët për të realizuar qëllimin e saj.

Mësohet se bëhet fjalë për disa familje në nevojë, fëmijët e të cilëve janë identifikuar gjatë përgatitjes së programit ‘Dua të të bëj të lumtur’, ndaj edhe vetë prezantuesja nuk i ka kursyer dhuratat për ta. Fundja, ajo nuk është vetëm një prezantuese, por edhe një nënë, ndaj e di mirë se më shumë se çdo gjë, sidomos këtë periudhë festash, të vegjlit duan dhurata. Urime Arbana për nismën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF