KreuArt

Enada At’Nikolla në dy versione për kopertinën e BORDO!

Numri i fundvitit i revistës BORDO vjen këtë herë me një kopertinë të veçantë. Sitilistja  e mirënjohur dhe bashkëthemeluesja e BORDO, Enada At’Nikolla pranoi “të ngrinte” perden dhe të shfaqej vetë në kopertinë.

Ne fakt, për herë të parë “Bordo” vjen me të njëjtën përmbajtje, por me dy imazhe të ndryshme të këtij seti të mrekullueshëm, që urojmë t’ju pëlqejë! Edhe këtë herë At’Nikolla ka bashkëpunuar me fotografin Geljant Kaleci, me të cilin ka një bashkëpunim disa vjeçar. Brenda revistës, e cila do të jetë në çdo pikë shitjeje këtë fillim javë mund të shijoni editorialin e plotë, që vjen si një sfilatë e vërtetë e At’Nikollës nën titullin “Aromë gruaje”!

Në këtë numër, ndërkaq, do të gjeni gjithçka ju duhet për këtë fundvit. Duke filluar nga tendencat, dekori, sugjerime dhuratash nga brand-et më të mira, që gjenden në kryeqytet! Dhe sigurisht, personzhet qe kanë bërë më shumë zë në këtë kohë!

Të gjitha këto keni mundësi t’i shfletoni në këtë numër special të BORDO dedikuar jo vetëm festave.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF