KreuBusull

Nazistët, mjeshtra të lajmeve të rreme/Nuk lindën me Facebook

Makineria e Propagandës së Reich ushqehej me mashtrime dhe lajme të rreme. Më e pabesueshmja çoi në pushtimin e Polonisë.

Të ashtuquajturat lajme te rremë nuk kanë lindur me Facebook. Një nga mjeshtërit më të mëdhenj të propagandës – shpërndarësi i lajmit të rremë – ishte Adolf Hitler. Gjatë gjithë periudhës në të cilën ai ishte në pushtet, ai i vinte në qarkullim mashtrime pa fund, duke shfrytëzuar çdo kanal të komunikimit që ishte në dispozicion, duke filluar nga gazetat, duke kaluar nga radio, kinema dhe karikaturat.

Për të përhapur lajmet e rreme ishte ministri propagandistik, i kryesuar nga njeriu i tij i djathtë Joseph Goebbels. E gjithë kjo nuk ishte me kosto zero: Reich shpenzonte miliarda dollarë në vit për të financuar atë (ndërsa amerikanët investuan 26 milionë në vit).

Rezultati ishte një makinë e një konsensusi të patëmetë që krijonte lajme të rreme përsëritëse.

Ashtu si artikujt famëkeq që nxitën fushatën kundër “shkencës hebraike, masonike dhe bolshevike” ose atyre kundër “hordhive aziatike” (komunistëve) dhe kundër hebrenjve.

Lajmi më i famshëm i rremë rreth tyre tregonte se si i kishin rrëmbyer foshnjat para kremtimit të Pashkës hebraike, sepse kishin nevojë për gjakun e një fëmije të krishterë për t’u përzier me matzah-un e tyre (bukë pa maja).

Lajmet e fundit të rreme të Polonisë. Lufta gjithashtu filloi me një shaka të ndërtuar në tavolinë. Para se të sulmonte Poloninë (1939), regjimi nisi një fushatë mediatike për të përgatitur opinionin publik për luftën, duke fryrë lajmin për “krimet polake” që sipas organeve të regjimit do të kulmonin me sulmin në radiostacionin gjerman në Gliwice.

Lajmi u mor nga të gjitha mediat, sulmi ishte bërë nga SS gjermane që mbante uniformat polake. Askush nuk e vuri re dhe të nesërmen Hitleri njoftoi vendimin e tij për të pushtuar Poloninë.

Lufta përmes Radios. Të gjitha lajmet false si dhe gazetat qarkullonin në radio. Në qytetin gjerman të Zeesen kanë qenë tetë transmetues radio që mund të arrinin në të gjithë botën me kanale të personalizuara për çdo vend.

Transmetimet naziste gëzonin një konsensus diskret, edhe jashtë atdheut. Mënyra e tyre për të treguar luftën, irreverente dhe sarkastike, nuk u konsiderua institucionale dhe shpesh e këndshme. Një sondazh në atë kohë zbuloi se 58% e dëgjuesve në Angli ishin të tërhequr nga ai, sepse gjenin versionin e tij të lajmeve sa fantastik aq edhe argëtues.

Sinjali. Një nga revistat që pilotoi më shumë opinionin publik (përveç lajmet dhe gazetave të regjimit) ishte Sinjali, i projektuar përgjatë linjës së të përditshmes amerikane LIFE. Sinjali ishte gjithashtu me ngjyrë dhe u shpërnda mes 1940-ës dhe 1945-ës në 23 vende, midis aleatëve neutralë dhe atyre të pushtuar (u përkthye në mbi 20 gjuhë). Për të zbatuar dhe promovuar atë, regjimi kishte ndarë një buxhet prej 2 milionë dollarë  dhe kishte një qarkullim 2.5 milionë kopje.

Redaksia ishte e përbërë nga militantë të ushtrisë gjermane të specializuara në gazetari, kinema dhe fotografi, të cilët kishin qenë përgjegjës për pastrimin e frontit, duke rikuperuar imazhe të shkëlqyera për të qarkulluar me stilin e Hollivudit. Redaktori i përgjigjej direkt Komandës së Lartë të Wehrmacht-it.

Makina e konsensusit. Njerëzit e blenë dhe e lexuan me kënaqësi. Për të konfirmuar se makina e propagandës ishte në gjendje t’i bënte njerëzit të besonin çdo gjë që donte regjimi.

Siç tha Presidenti i Reichstag, Hermann Goering në Tribunalin e Nurembergut në kohën e gjykimit inkriminues: “Njerëzit gjithmonë mund të sillen në urdhërat e udhëheqësve. Gjithçka që duhet të bëni është t’u thoni atyre se ata u sulmuan, duke denoncuar pacifistët për mungesën e patriotizmit dhe për shkak se ata e ekspozojnë vendin në rrezik. Funksionon në të njëjtën mënyrë në të gjitha vendet”.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF