KreuCelebrity

Tuna dhe Patrisi janë bashkë, do të ikin pushime në SHBA

Pas lajmeve të disa ditëve më parë se ata janë ndarë, ka gjasa që asgjë të mos jetë e vërtetë. Po, po, Tuna dhe Patrisi, nuk janë ndarë, siç u komentua. Gjithçka ka dalë përmes një burimi brenda familjes së çiftit.

Sipas një lajmi të publikuar nga Xing.al, gjatë një intervistë që Robert Berisha, pra kunati i Tunës dhe vëllai i Patrisit, ka dhënë për emisionin ‘N’gas’z”, më në fund është sqaruar edhe gjithçka. Ai ka pranuar se mes Tunës dhe vëllait të tij ka pasur një grindje, nga ato të zakontat që ndodhin në çift, por gjithçka tani është më së miri.

“Unë e kam marrë vësh nga të tjerët, nga lajmet nëpër portale. Çdo çift ka zënka, nuk gjen asnjë çift që nuk ka pasur mosmarrëveshje. Janë fallco ato lidhje dhe çifte që nuk kanë probleme. Pastaj dihet si janë nënat pas lindjes. Tuna mund të jetë nervoze. Gjatë kësaj kohe duhet të jetë i kujdesshëm burri. Prandja njerëz, mjaft me “U nda, u nda, u nda”.

Në këtë mënyrë janë sheshuar edhe të gjitha hamendësimet e ndarjes mes çiftit. Si për të vërtetuar gjithë këtë, Robert Berisha ka pahuar se aktualisht raporit i Tunës dhe Patrisit po ecën krejt normal. Madje, ai nuk ka refuzuar të nxjerrë në shesh edhe një sekret të çiftit Tuna-Patris.

“Patrisi dhe Tuna kanë gati vizën, do të shkojnë në Amerikë me pushime bashkë me Tianin”-ka deklaruar Robert Berisha, duke i vënë kështu kapak të gjitha thashetheme të dalë nëpër media, mbi ndarjen e të vëllait nga artistja e njohur Tuna.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF