KreuCelebrity

Mariza Ikonomi në rolin e Tunës, këndon ‘Fenix’ në një version krejt ndryshe!

Jemi mësuar ta shohim në versionin e saj më të ëmbël, me zërin e hollë e herë-herë lozonjar, ndërsa menjëherë e dallojmë nga timbri. Mariza Ikonomi identifikohet me stilin e saj, ndërsa nuk mund të flasim për komercialen kur përmendim emrin e kësaj këngëtareje. Këtë herë, Ikonomi është vënë në një situatë krejt ndryshe, në emisionin “Një Kat më Lart”.

Moderatori e ka vënë përballë një loje të vogël, duke i dhënë Marizës një listë me këngë moderne shqiptare. “Unë nga këto njoh vetëm ‘Fenix'”, ka thënë Ikonomi, teksa ka shpërthyer në të qeshur kur drejtuesi i emisionit e ka detyruar ta këndojë. Fillimisht, Mariza është përpjekur t’i shmanget, por ka qenë e pamundur.

A post shared by Mariza Ikonomi ? (@ikonomimariza)

Edhe pse këndoi pak nga refreni, ka qenë e pamundur që Ikonomi të mos i jepte ngjyra nga stili i saj ‘zogut’ të Tunës. Ajo ka ndaluar nga të qeshurat, ndërsa ka thënë se nuk është keq që t’i këndosh zogut, por varet se cilit… E kujt ia merrte mendja se Mariza do të këndonte një këngë të Tunës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF