KreuStil Jetese

Tendencat e grimit që do t’i shohim kudo në 2018!

Përpos veshjeve, grimi është emri që lakohet më shpesh kur vjen puna tek tendencat. Nëse këtë vit u apasionuam pas vetullave të mbushura me laps, buzëve të plota e të mirëkonturuara, syve të rënduar me grim, 2018-ta do të na e lehtësojë disi punën. Gjithçka sillet rreth shkëlqimit vitin e ardhshëm, ndërsa tentohet më tepër thjeshtësia.

Shkëlqyesit do të zëvendësojnë matin e theksuar, vetullat preferohen të krehura mirë e jo të ngjyrosura përsipër, ngjyra e gjalpit të kikirikut do të jetë idealja për sytë e shumëçka tjetër. Çfarë na pret në 2018? Ne ju prezantojmë çdo tendencë që do ta bëni tuajën me lehtësi në shumë pak kohë. Cila është e preferuara juaj?

Vetulla te krehura mirë, pa ngjyrues përsipër

Buzëkuq gri

Sy ngjyrë gjalp kikiriku

Mollëza ngjyrë pjeshke

Penel në formë pikash

Shkëlqyes me xixa

Sy të shndrritshëm

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF