KreuCelebrity

Venera Lumani çfarë stili!!! Fantazia e Enada At’Nikollas surprizon sërish!

Dje në mbrëmje në finalen e Kënga Magjike, po aq sa këngët vëmendja është patur tek veshjet, stili, fryma e re dhe tendencat që sollën artistët pjesëmarrës në këtë kompeticion! Nië nga personazhet që dallon vitet e fundit për stilin është padyshim këngëtarja Venera Lumani. E vendosur për herë të dytë në rolin e anëtares së jurisë në këtë Festival për të gjykuar të rinjtë, Venera ka bërë show edhe me këtë pikë të fortë tashmë të saj, paraqitjen skenike!

Nata e pare e ‘Kënga Magjike 2017’

Nata e dytë e ‘Kënga Magjike 2017’


Por, duket se asgjë nuk ka qenë më bukur, më tendencë dhe më avangardë se në natën e mbrëmshme në trupin e saj. Një fund midi dhe top, tejet ekstravagant në ngjyrë pjepri, ka qenë look-u perfekt për të mbyllur një finale të denjë dhe për të! Enada At’Nikolla, stilistja që ka veshur në të tri netët Venerën (ashtu si kompeticionin e kaluar) i ka kaluar pritshmëritë e giithçkaje që kishte krijuar më parë, posaçërisht me Venerën, me të cilën ndihet mjaft komode sikurse edhe vetë thotë: “Shumë bukur të punonim bashkë edhe këtë vit. Punoj me shumë qejf me ty, duket sikur lozim!”.


Ndërkaq, ylli i muzikës i është përgjigjur me një kompliment: “Për mua është fat dhe nder të punoj me ty. I ke dhënë dritë stilit dhe karrierës sime!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF