KreuStil Jetese

5 vende që duhet të vizitoni në 2018-ën

Këtë vit që lamë pas, udhëtimet tona janë shënjuar edhe në Instagram, ndaj edhe ky i fundit në bashkëpunim me Booking.com, ka sugjeruar disa qytete që duhet të vizitoni gjatë vitit 2018.

Sevilia – Spanjë

Pse në 2018-ën? Fakti që është një metropoli ei mbingarkuar me trafik, Sevilia do të festojë sivjet 400 vjetorin e piktorit të stilit barok, Bartolome Esteban Murilo. Po ashtu sivjet, kryeqyteti i Andaluzisë do të presë Festivalin Evropian të Filmit. Periudha ideale për vizitë: Pranvera.

Sapporo – Japoni

Pse në 2018-ën? Shumë vizitorë shkojnë në Japoni për ndërtesat e larta që prekin qiellin, ose tempujt e Kiotos, por unik është sivjet dinamika e qytetit Sapporo. Është një vend i cili ka restorantet më të mira me pijet më të zgjedhura, duke u konsideruar kryeqyteti I kulinarisë. Periudha idela epër vizitë: Prill-Maj.

Korea e Jugut

Pse në 2018-ën? Rritja e mundësive të këtij kryeqyteti futuristik, erdhi pas një ndërhyrje të madhe që mori Seuli gjatë vitit 2017. Me parqet e pafundme, kafenetë dhe bibliotekat e shumta, ky qytet është një vend që duhet vizituar, edhe sepse aty do të shihni sesi artizanët e kanë kthyer në biznes shërbimin e çajit.

Malavi

Pse në 2018-ën? Një destinacion për safari janë ishujt Malavi, por sivjet slogani që fton të gjithë është ajo e fushatës së shpëtimit të elefantëve. Ishulli ka 12 villa të mrekullueshme për të pushuar, ku periudha ideale për t’i shijuar është periudha Tetor – Nëntor.

Tazmania

Pse në 2018-ën? Hobart është kryeqyteti i ishullit të Tazmanisë, e cila është qendra më e rëndësishme e saj, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe muzeumet. Vendet të ndryshme ofrojnë verë dhe ushqim, pa harruar edhe udhëtimet me jaht përgjatë brigjeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF