Çmimi i kozmetikës së Kylie-t marramendës, i kundërvihen fansat: “Mblidh mendjen!” 0 148

Kylie Jenner ka lançuar setin më të ri të furçave të grimit. Ngjyrë argjendi e të paketuara bukur, këtë risi nga Kyli Cosmetic mund ta gjeni me emrin ‘Furçat Luksoze’. Arsyeja? Normalisht, çmimi!

A do të blinit një set të tillë për $360?! Fansat e Kylie-t jo vetëm që nuk do ta bënin diçka të tillë, por i janë kundërvënë Jenner në mënyra nga më të shumtat. Komentet kanë qenë të menjëhershme, ku nuk kanë rreshtur vërejtjet për një vendim të tillë nga Kylie. “Me siguri e ke nga hormonet e shtatzënisë!”, i ka shkruar njëra nga ndjekëset. “Për aq para, e mira është që furçat të dinë të gatuajnë, të pastrojnë shtëpinë e të bëjnë pazarin”, ka thënë dikush tjetër.

Fansat kanë dalë në një përfundim të vetëm: Kylie, mblidh mendjen! Por, ky set vjen i limituar në numër, e me siguri Jenner është e gatshme t’i blejë të gjitha vetë për t’i mbyllur gojën ndjekësve. Sepse, çfarë nuk kemi parë nga Kardashianet!…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *