KreuStil Jetese

Jona Spahiu xing me Alketa Vejsiun

Nuk është hera e parë që ndodh, por ama kur dy personazhe të televizionit veshin të njëjtin fustan, gjithmonë ngrihen hipoteza: kujt i rri më bukur? Një përplasje e tillë ka ndodhur midis Alketa Vejsiut dhe Jona Spahiut, të cilat kanë dalë në të njëjtin ekran, pra në atë të televizionit Klan me të njëjtën veshje. E kur ndodh që të dyja shfaqen në të njëjtin ekran pamja ‘kërcet’ dukshëm.

Nëse mendoni se është çështje gardërobe gaboheni, pasi të dyja vajzat e njohura të ekranit kanë zgjedhur një fustan aq elegant dhe të shtrenjtë të markës Elisabetta Franchi. Veshja totalisht e zezë me elemente të dukshme prej dantelle, bel të theksuar, mëngë me thekë dhe një bust i cili të mban të mbërthyer nga printimi i yjeve mbi të.

Nuk po fajësojmë asnjërën pse kanë bërë xing, por e lëmë në dorë të lexuesve tanë, për të vlerësuar se kujt i rri më bukur, edhe pse secila prej dy personazheve të ekranit, qoftë Alketa Vejsiu apo Jona Spahiu, janë unike në stilin e tyre. Por, komenti i fundit që mund të bëjmë ëshhtë, se Jona në fakt i ka dhënë më shumë pikë veshjes së saj me këpucët më thumba, ndryshe nga ato që ka zgjedhur Alketa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF